Shërbimet
Shërbimet tona
Si një kompani multidisciplinare, ProCon Group ofron një gamë të gjerë të
teknikave të qëndrueshme për krijimin e marrëdhënieve cilësore me publikun,
më qëllim ndihmën e klientëve për të përfituar maksimalisht nga programet e
tyre të komunikimit.
Marrëdhënie me media
Krijimi i prezencës në një rrjet të gjerë të mediave, përfshirë ato të shkruara, elektronike si dhe rrjetet sociale dhe mediat e reja, është thelbi i platformës sonë të shërbimeve. Duke punuar për së afërmi me klientët tanë, ne krijojmë tregime kreative që sigurojnë prezencë afatgjate në revista të mirënjohura të biznesit, të konsumatorëve, të tregtisë dhe të jetës sociale, por gjithashtu edhe në rrjete të njohura televizive dhe faqe prestigjioze në Internet.
Konsulenca strategjike
Menaxhimi i krizave
Marrëdhënie me publikun
Komunikimi / Pozicionimi i brendit
Një kompani që dëshiron të arrijë objektivat e saj në raport me mediat, duhet të posedojë një mesazh të fuqishëm për prezantimin e brendit të saj, i cili përshkruan veçoritë dhe tregon arsyet që e dallojnë atë nga konkurrenca. Ne përdorim gjuhë të qartë dhe tërheqëse për të pozicionuar brendin e klientit në tregun e synuar. Ky mesazh, më pastaj, bëhet pjesë e të gjitha materialeve të klientëve, përfshirë profilin e kompanisë, dokumenteve, biografive të stafit ekzekutiv etj.
Trajnim për paraqitje në media
Me qëllim të rritjes së mundësive për paraqitje në media, ProCon Group përgatitë ekzekutivin e kompanive me seanca trajnimi për paraqitje në media. Kjo bëhet për të zhvilluar dhe ngritur kapacitetet e tyre komunikuese dhe teknike gjatë dhënies së intervistave për të gjitha llojet e mediave.
Ngritja e fondeve
Dihet se financat janë çelësi i suksesit të zhvillimit të çdo kompanie, andaj ne, përmes rrjetit tonë të gjerë, i ndihmojmë klientët tanë të zhvillojnë strategji të detajuara për rritjen e fondeve të tyre. Duke pasur parasysh prezencën e komunitetit të donatorëve, si dhe mundësitë e shumta për financim, ne jemi të specializuar në fushën e hulumtimit të granteve si dhe plotësimin e aplikacioneve për grante.
Hulumtimi i tregut
Një proces i vendimmarrjes i bazuar në dije dhe eksperiencë është provuar të jetë taktika kryesore, e cila vendos hapat e suksesit të një kompanie. Andaj, ne kemi zhvilluar një teknikë të këtij lloji me qëllim të mbledhjes së informacionit të nevojshëm për klientët tanë, që ata të mund të marrin vendimet më të drejta dhe më racionale për kompanitë e tyre.
Monitorim dhe analizë e medias
Monitorimin dhe analizën e medias, në funksion të përcjelljes së trendeve në fushën e ekonomisë dhe biznesit në Kosovë dhe rajon, si dhe propozime e sugjerime të hapësirave ku kompania juaj do të mund të jepte inputin e saj me pjesëmarrje në emisione televizive, citime në artikuj etj.
Krijimi dhe mirëmbajtja e Rrjeteve sociale
Strategjinë e depërtimit në rrjetet sociale, mirëmbajtja dhe azhurnimi i tyre. Krijmi i kontentit dhe dizajnimi i posteve në rrjetet sociale Facebook, Instagram, LinkedIn, Twitter, YouTube.
Organizmi i eventeve
Organizmi i eventeve të ndryshme si përvjetor i kompanisë, workshop, mini-panair, conferenca, etj.
Newsletter
Përgatitjen dhe distribuimin e buletinit (newsletter), përfshirë shkrimin e artikujve – 4 herë në vit – (nuk përfshihet kostoja e distribuimit me gazeta vendore ose fotografitë).
Përzgjedhje e dhuratave për klientë
Ne angazhohemi në përzgjedhjen, përgatitjen, dhe shpërndarjen e dhuratave për klientët dhe partnerët e kompanisë tuaj. Idejimi dhe propozimi bëhet nga ekipi jonë ndërsa përzgjedhja bëhet në bashkëpunim me klientin.
Mystery shopping
Vlerësimi i shërbimeve të kompanisë me anë të metodës Mystery shopping, duke përdorur metodologjinë më të saktë për të pasqyruar në mënyre reale ofrimin e shërbimeve të klientit. Përcaktimi i vlerësimit i shërbimeve të caktuara vendoset në bazë të kërkesës se klientit. Përvoja jonë e gjatë në këtë lëmi na mundëson realizimin e Mystery shopping për të gjitha industritë.
Plane biznesi dhe Projekt propozime
Zhvillimi dhe përpilimi i biznes planit duke përfshirë qëllimet e biznesit, metodat se si mund të arrihen këto qëllime dhe kuadri kohor brenda të cilit duhet të arrihen këto qëllime. Varësisht natyrës së klientit zhvillojmë dhe përpilojmë projekt propozime me të cilat sigurohemi që kërkesat e aplikimit dhe të klientit janë përmbushur.
Blerje mediale
Ne si blerës i medias do të negociojmë, të blejmë dhe monitorojmë hapësirën e reklamave dhe kohën e transmetimit në emër të klientëve. Qëllimi është që të arrihet numri më i madh të njerëzve në audiencën e synuar me kosto më të ulët të mundshme.
Brendimi i Kompanisë
Me brendim nënkuptojmë përgatitjen e paraqitjes vizuele të kompanisë. Paraqitja vizuele përfshin mesazhin dhe produktin të cilin dëshiron ta dërgojë kompania me materialet vizuele. Në këtë përfshihen:
• Idejimi dhe Dizajni i Logos, i bazuar në logon e tashme
• Idejimi dhe Dizajni materialeve përcjellëse promovuese si broshura,
fletushka, katalogje
• Përcaktimi i rregullave të përgjithshme për paraqitjen vizuele si përdorimi i
logos, përdorimi i ngjyrave etj
Webfaqja
Në këtë shërbim përshihen:
• Dizajni dhe programimi i Webfaqes
• Shkrimi dhe përkthimi i artikujve për Ëebfaqe
• Fotografimet e nevojshme për përdorim në Ëebfaqe
• Mirëmbajtja dhe rifreskimi i Webfaqes
Idejimi dhe përgatitja e videove publicitare
Idejimin dhe përgatitjen e videove promovuese. Zhvillimi i skenarit për video promovuese, menaxhimi dhe mbikqyrja e procesit te prodhimit të videos. Gjatë përvojës tonë shumëvjecare ne kemi ndërtuar mardhënje partneriteti me kompanitë më të sukseshme në fushën e produksionit, më të cilët bashkëpunojmë për realizimin e ideve tona.
Dizajn & Fotografi
Disejnimi i materialeve të ndryshme në bazë të kërkesës së kompanisë. Ofrojmë sesione të fotografisë në bazë të nevojave për përgatitjen e materialeve promocionale të kompanisë, si dhe në bazë të kërkesave tjera të klientit.
Na kontaktoni
Presim me kënaqësi të bashkëpunojmë me ju dhe të përkrahim përpjekjet tuaja
për zhvillimin e biznesit.