Ilir-Ibrahimi-2

Ilir Ibrahimi

CEO

Ilir Ibrahimi është CEO, si dhe një nga themeluesit e ProCon Group. Ai ka shërbyer si Zv. President dhe Kryeshef i Operacioneve në Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK).

Ai gjithashtu ka mbajtur pozitën e këshilltarit për marrëdhënie ndërkombëtare dhe me publikun në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave të Kosovës, përmes angazhimit nga Bearing Point Kosovo.

Para se të kthehej në Kosovë nga Shtetet e Bashkuara, z. Ibrahimi ka punuar si gazetar në Zërin e Amerikës, seksionin shqip, ndërsa nga viti 2004-2006 ka mbajtur pozitën e zv.Drejtorit të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, organizatë lobuese në Washington.

Z. Ibrahimi është gjithashtu kontribues i rregullt i debateve politike dhe sociale në mediat kryesore të Kosovës rreth çështjeve vendore dhe ndërkombëtare si dhe shkruan kolumne të rregullta në mediat e vendit.

Ai ka qenë anëtar i disa Bordeve si Oda Ekonomike Amerikane, Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve etj.

Ilir Ibrahimi ka mbaruar studimet bachelor në universitetin George Mason në Shtetet e Bashkuara.

Nga Universiteti George Mason, z.Ibrahimi ka marrë gjithashtu gradën Magjistër i Shkencave Politike.

adriatik-kelmendi-2

Adriatik Kelmendi

Partner Menaxhues

Adriatik Kelmendi është partner menaxhues dhe themelues i ProCon Group.

Ai është një nga gazetarët dhe analistët më të njohur në vend, autor i emisionit kryesor debatues në televizion, ligjërues universitar dhe aktivist shoqëror.

Me grupin e mirënjohur Koha, ai ka mbajtur pozita të ndryshme, përfshirë atë të kryeredaktorit të KTV-së, dhe redaktorit përgjegjës në gazetën Koha Ditore. Tash ai është autor dhe udhëheqës i emisionit prestigjoz Rubikon në KTV, dhe shkruan kolumnen e rregullt “Një shenjë në Kohë” në gazetën Koha Ditore.

Z. Kelmendi ka raportuar dhe bërë intervista me liderë politikë vendorë e ndërkombëtarë përgjatë procesit të definimit të statusit të Kosovës, nga studio e KTV-së, por edhe nga qendra vendosëse si Washingtoni, Nju Jorku, Parisi, Vjena, Brukseli, Strasburgu, Beogradi, Zagrebi, Lubjana etj.

Komentet dhe argumentet e tij vazhdimisht botohen, citohen dhe referohen nga media rajonale dhe ndërkombëtare. Kelmendi poashtu është ligjërues në Kolegjin AAB në Prishtinë, si dhe avokues publik në Iniciativën regjionale për trajtimin e së kaluarës KOMRA.

Z. Kelmendi është laureat i disa çmimeve prestigjoze vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë Gazetari më i Mirë i Vitit nga Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës, si dhe Çmimin Gold Baton nga DuPont Columbia në SHBA.

Z. Kelmendi mban titullin Magjistër i Medias dhe Komunikimit nga Goldsmiths Universiteti i Londrës në Mbretërinë e Bashkuar.

Është autor i librave “Kapërcimi i Rubikonit drejt pavarësisë” dhe “Rrëfime të përpjekjes”.

Anton-Nrecaj

Anton Ndreca

Drejtor Kreativ

Antoni është drejtor kreativ në ProCon. Para se ti bashkohet ekipit tonë ai ka bërë karrierë në fusha të ndryshme.

Antoni ka përvojë në teatër, film, television dhe gazetari. Shfaqjet e tij janë inskenuar në Teatrin Kombëtar, në Teatrin e Gjakovës, të Gjilanit dhe nga Producers Club në Neë York. Ai ka fituar dy herë mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Kosovës si dhe ka fituar shpërblim në Skena Up.

Pesë dokumentare për trashëgiminë e Kosovës me skenar dhe regji të Anton Ndrecës janë emetuar në kanalin T të platformës DIGITALB. Antoni ka qenë edhe udhëheqës i emisionit të debatit KONFRONT në KTV si dhe skenarist i emisionit “Kush është ma i…”.

Ai ka shkruar disa skenare në projekte të ndryshme të Stupcave si dhe për serialin “Familja Moderne”.

Antoni ka përvojë edhe në gazetarinë e shkruar në Koha Ditore dhe Gazeta Express.

Fjolla-Gashi

Fjolla Gashi

Administatore e Klientëve

Fjolla Gashi është administatore e klientëve në ProCon. Para se t’i bashkohet ekipit tonë, Fjolla ka qenë menaxhere në departmentin për pagesa dhe koleksione në njërën ndër kompanitë më të mëdha të kaucionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës- Aaron Bail Bonds. Ajo gjithashtu ka punuar në kompaninë Legends Hospitality Management në Nju Jork si zyrtare për marrdhënie me klientë dhe asistente në departmentin e burimeve njerëzore. Puna në Legends Hospitality Management ka pasuruar eksperiencën e saj profesionale duke qenë pjesë e suksesit të kësaj kompanie që është lidere në fushën e sportit, zbavitjes dhe mediave në SHBA.

Fjolla ka mbaruar studimet e Biznesit Ndërkombëtar në Berkeley College- New York.

Fitore-Haliti

Fitore Haliti

Zyrtare për monitorimin e mediave

Para se t’i bashkohej ekipit tonë Fitorja ka punuar si mësimdhënëse e gjuhës angleze në Shkollën Fillore dhe të Mesme ZENIT për 6 vjet. Gjitashtu Fitorja ka punuar si koordinatore e projektit në Balkansunflowers Kosova. Poshtu Fitorja ka punuar edhe në shkollën e gjuhëve të huaja New Age School si mësimdhënëse e gjuhës angleze për fëmije dhe të rritur. Gjatë studimeve ajo ka punuar si udhëheqëse e grupeve të ndryshme të studentëve të programit E.MA. Fitorja ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës në Degën Gjuhë dhe Letërsi Angleze ku dhe është në përfundim të studimeve Master në drejtimin Gjuhësi.

Rona

Rona Sefedini

Zyrtare për Publikime

Rona Sefedini është e diplomuar në gazetari dhe për momentin është duke kryer nivelin Master për Gazetari dhe Kontakte me Publikun. Përpara, ajo ka punuar si gazetare e pavarur ku ka shkruar për gazeta dhe portale të ndryshme. Prej se ka filluar punën në ProCon, Rona është përfshirë në procesin e Monitorimit të Mediave. Pas pjesëmarrjes në kursin për menaxhim të rrjeteve sociale Rona punon si eksperte e rrjeteve sociale.