Misioni

Duke ditur rëndësinë e këshillave profesionale të cilat vijnë nga një kompani me përvojë në treg, ProCon Group ka për qëllim të plotësojë kërkesat e klientëve në relacion të marrëdhënieve me publikun me qëllim të zhvillimit të brendit dhe rritjes financiare për biznesin e tyre.

Misioni ynë është të ofrojmë shërbime cilësore që dallohen në treg.

Vizioni

ProCon Group ka për qëllim që në kontekstin kosovar të ndihmojë dhe edukojë kompanitë për rëndësinë e komunikimit të biznesit me klientët, si dhe përfitimet që kjo sjell në zhvillimin afatgjatë afarist.

Për një periudhë vetëm disavjeçare të punës, ne me sukses kemi zgjeruar shërbimet konsulente edhe për kompanitë rajonale e ndërkombëtare, duke ofruar cilësi dhe korrektësi në punë.

Pakoja e shërbimeve tona do të rritet në pesë vjetët e ardhshëm, ashtu që të përfshijë fusha të gjera e novitet në interes të klientëve.

Filozofia

Filozofia jonë mbështetet në zhvillimin e marrëdhënieve të shëndosha me klientët dhe trajtimin e tyre me respektin më të madh, në promovimin e punës grupore për arritjen e sukseseve, dhe në shtimin e vlerave në çdo punë që marrim përsipër me qëllim të arritjes së rezultateve.

Qëllimi është të krijojmë kontakte me ofrimin e shërbimeve që ndikojnë në përfitimet afatgjata të klientëve tanë, duke përmirësuar drejtpërdrejt problemet e tyre dhe ambientet ku ata veprojnë.

Në ProCon Group i kushtojmë vëmendje të veçantë klientëve dhe kërkesave të tyre, caktojmë bashkërisht objektivat të cilat duhet arritur dhe pastaj punojmë duke besuar në suksesin e klientëve dhe përfitimet e Kosovës në përgjithësi.