RRETH NESH

ProCon Group dallohet në treg për shërbime të besueshme, të qëndrueshme dhe efikase.

Motoja jonë – Ju dëshmojmë se keni të drejtë! – është parimi udhëheqës i qasjes ndaj çështjeve.

ProCon Group u themelua nga Ilir Ibrahimi dhe Adriatik Kelmendi. Operon në Prishtinë, por ofron shërbime edhe për klientë ndërkombëtarë, të cilët zhvillojnë biznes ose dëshirojnë të merren me afarizëm në Kosovë.

ProCon Group ka marrëdhënie partneriteti me më të mirët në industri të ndryshme me qëllimin që t’iu ofrojë klientëve një gamë sa më të gjerë shërbimesh.

Sjellim qasje unike e të specializuar për secilin klient dhe kontekst, teksa zhvillojmë strategji efektive dhe të qëndrueshme për t’iu përgjigjur nevojave të tyre.

Kjo ka bërë që ProCon Group sot të jetë kompania lidere sektoriale në Kosovë.